AlbaniaSQUnited KingdomENSerbiaSR
14.06.2026

Turneu ndërkombëtar i Ragbit në Istog, Hani flet për rëndësinë

Turneu ndërkombëtar i Ragbit në Istog, Hani flet për rëndësinë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Ragbit të Kosovës, Evzi Hani, ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka organizimi i turneut “Rugby Europe Sevens Conference 2” për vendin, duke e cilësuar atë si një moment kyç në aspektin e diplomacisë sportive.

Sipas Hanit, ky turne e vendos Kosovën në arenën ndërkombëtare si vend organizator, ku shtete të ndryshme marrin pjesë dhe kanë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet organizative dhe njerëzit që kontribuojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ai ka nënvizuar se një organizim i tillë reflekton ambicien e Kosovës për të avancuar në sportin e ragbit dhe për të krijuar mundësi për të rinjtë që e ndjekin këtë sport.“Po, për Kosovën është vërtet e jashtëzakonshme rëndësia e këtij turneu në aspektin e diplomacisë sportive, e vendosim Kosovën si vend organizatore në arenën ndërkombëtare ku shtete të ndryshme marrin pjesë dhe shohin vendin tonë se çfarë është në gjendje me organizu dhe çfarë njerëzish ka këtu në Kosovë, dhe në aspektin e zhvillimit të sportit tregon ambicien ku ne dëshirojmë të arrijmë për të gjithë të rinjtë të cilët e ndjekin sportin e ragbit”, ka thënë Hani.

Tutje, Hani bëri të ditur se ekipet pjesëmarrëse janë shprehur të kënaqura me organizimin dhe mikpritjen në Kosovë, duke theksuar se Federata ka pranuar edhe letra zyrtare vlerësimi nga to. Në aspektin sportiv, ai shtoi se kundërshtarët janë të vetëdijshëm se po përballen me një ekip që ka vetëm katër vite që luan ragbi, por pavarësisht kësaj, nuk e nënçmojnë Kosovën në fushën e lojës.

“Kundërshtarët në aspektin organizativ janë të kënaqur, në aspektin e mikpritjes kemi marrë dhe letra zyrtare prej tyre, ndërkaq në aspekt të lojës të cilën e bëjnë ata e kuptojnë se përballen me një ekip i cili ka filluar të luajë këtë sport prej katër vite më parë, tash është viti i katërt dhe nuk e nënçmojnë Kosovën në lojat e tyre”, tha ai.Ky turne ndërkombëtar i ragbit, i cili po mbahet sot më 13 dhe nesër më 14 qershor 2026, ka mbledhur disa shtete që garojnë për ngritje në nivel më të lartë të garës.

CC* KosovaPress

Ostale vesti

Bears mbyll kampionatin me fitore ndaj Eagles

Bears mbyll kampionatin me fitore ndaj Eagles

15.11.2026

Ndeshja e fundit e Kampionatit Shtetëror të Ragbit 7s u zhvillua ndërmjet Bears dhe Eagles. Bears realizoi një paraqitje të fortë dhe siguroi fitoren…

Pročitaj više
Dardanians triumfon përballë Eagles

Dardanians triumfon përballë Eagles

14.11.2026

Java e dytë e Kampionatit Shtetëror të Ragbit 7s nisi me ndeshjen ndërmjet Dardanians dhe Eagles. Pas një përballjeje konkurruese, Dardanians siguroi fitoren me…

Pročitaj više
Bears siguron fitoren ndaj Dardanians

Bears siguron fitoren ndaj Dardanians

08.11.2026

Bears regjistroi fitoren e parë në Kampionatin Shtetëror të Ragbit 7s, duke mposhtur Dardanians me rezultat 30–15. Bears tregoi një paraqitje të mirë dhe…

Pročitaj više
Mitrix vazhdon ecurinë fituese ndaj Eagles

Mitrix vazhdon ecurinë fituese ndaj Eagles

08.11.2026

Dita e dytë e Kampionatit Shtetëror të Ragbit 7s nisi me përballjen mes Mitrix dhe Eagles. Të dyja ekipet treguan angazhim dhe shpirt garues,…

Pročitaj više

Naši sponzori

Institucionalni partneri