AlbaniaSQUnited KingdomENSerbiaSR
14.06.2026

Turneu ndërkombëtar i Ragbit në Istog, Hani flet për rëndësinë

Turneu ndërkombëtar i Ragbit në Istog, Hani flet për rëndësinë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Ragbit të Kosovës, Evzi Hani, ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka organizimi i turneut “Rugby Europe Sevens Conference 2” për vendin, duke e cilësuar atë si një moment kyç në aspektin e diplomacisë sportive.

Sipas Hanit, ky turne e vendos Kosovën në arenën ndërkombëtare si vend organizator, ku shtete të ndryshme marrin pjesë dhe kanë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet organizative dhe njerëzit që kontribuojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ai ka nënvizuar se një organizim i tillë reflekton ambicien e Kosovës për të avancuar në sportin e ragbit dhe për të krijuar mundësi për të rinjtë që e ndjekin këtë sport.“Po, për Kosovën është vërtet e jashtëzakonshme rëndësia e këtij turneu në aspektin e diplomacisë sportive, e vendosim Kosovën si vend organizatore në arenën ndërkombëtare ku shtete të ndryshme marrin pjesë dhe shohin vendin tonë se çfarë është në gjendje me organizu dhe çfarë njerëzish ka këtu në Kosovë, dhe në aspektin e zhvillimit të sportit tregon ambicien ku ne dëshirojmë të arrijmë për të gjithë të rinjtë të cilët e ndjekin sportin e ragbit”, ka thënë Hani.

Tutje, Hani bëri të ditur se ekipet pjesëmarrëse janë shprehur të kënaqura me organizimin dhe mikpritjen në Kosovë, duke theksuar se Federata ka pranuar edhe letra zyrtare vlerësimi nga to. Në aspektin sportiv, ai shtoi se kundërshtarët janë të vetëdijshëm se po përballen me një ekip që ka vetëm katër vite që luan ragbi, por pavarësisht kësaj, nuk e nënçmojnë Kosovën në fushën e lojës.

“Kundërshtarët në aspektin organizativ janë të kënaqur, në aspektin e mikpritjes kemi marrë dhe letra zyrtare prej tyre, ndërkaq në aspekt të lojës të cilën e bëjnë ata e kuptojnë se përballen me një ekip i cili ka filluar të luajë këtë sport prej katër vite më parë, tash është viti i katërt dhe nuk e nënçmojnë Kosovën në lojat e tyre”, tha ai.Ky turne ndërkombëtar i ragbit, i cili po mbahet sot më 13 dhe nesër më 14 qershor 2026, ka mbledhur disa shtete që garojnë për ngritje në nivel më të lartë të garës.

CC* KosovaPress

Lajme të tjera

Kosova përballet me Greqinë në ndeshjen e fundit të sezonit

Kosova përballet me Greqinë në ndeshjen e fundit të sezonit

06.10.2026

Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Athinës për t’u përballur me Greqinë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Rugby Europe XV…

Lexo më shumë
Kampionati Shtetëror 2026 nis më 25 tetor

Kampionati Shtetëror 2026 nis më 25 tetor

06.10.2026

Kampionati Shtetëror i Meshkujve do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Bears, Dardanians, Bobcats, Eagles dhe Mitrix. Raundi i parë do të luhet më 25…

Lexo më shumë
Kosovo v Montenegro | Highlights | Conference 26/27

Kosovo v Montenegro | Highlights | Conference 26/27

30.09.2026

Lexo më shumë
Galeria : Kosova–Mali i Zi

Galeria : Kosova–Mali i Zi

27.09.2026

Shikoni momentet kryesore nga përballja mes Kosovës dhe Malit të Zi në Stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Galeria sjell aksionin në fushë, përkushtimin e…

Lexo më shumë

Sponsorët tanë

Partnerët institucionalë