AlbaniaSQUnited KingdomENSerbiaSR
26.10.2026

Federata e Ragbit e Kosovës, partnere në projektin prej 497 mijë eurosh për laborator modern sportiv

Federata e Ragbit e Kosovës, partnere në projektin prej 497 mijë eurosh për laborator modern sportiv

Federata e Ragbit e Kosovës është një nga federatat partnere në projektin e Komitetit Olimpik të Kosovës, të mbështetur me grant në vlerë rreth 497 mijë euro nga Regional Challenge Fund (RCF).

Projekti, i zhvilluar në partneritet me federatat e ragbit, volejbollit, karatesë dhe hendbollit, synon pajisjen e një laboratori modern për testimin, analizimin dhe përmirësimin e performancës së sportistëve.

Në ceremoninë e katërt të ndarjes së granteve për Kosovën, të mbajtur në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë, çmimin në emër të KOK-ut e pranoi Fitim Arifi, drejtor i Akademisë Olimpike të Kosovës dhe udhëheqës i projektit. Federata e Ragbit e Kosovës u përfaqësua nga Marc Barret dhe Evzi Hani.

Laboratori do të mbështesë gjithashtu edukimin e kuadrove në kuadër të programit “Trajner Sportiv”, duke lidhur njohuritë teorike me punën praktike dhe metodat bashkëkohore të vlerësimit të performancës.

Federata e Ragbit e Kosovës e mirëpret këtë investim të rëndësishëm, i cili do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shkencore në sportin kosovar, si dhe në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e trajnerëve dhe sportistëve.

26 tetor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Other News

Federata e Ragbit e Kosovës pjesë e tryezës për mbrojtjen dhe gjithëpërfshirjen në sport

Federata e Ragbit e Kosovës pjesë e tryezës për mbrojtjen dhe gjithëpërfshirjen në sport

04.11.2026

Federata e Ragbit e Kosovës mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), e cila kishte në fokus…

Read More
Greece v Kosovo | Highlights | Men’s Conference 26/27

Greece v Kosovo | Highlights | Men’s Conference 26/27

13.10.2026

Read More
Kosova përballet me Greqinë në ndeshjen e fundit të sezonit

Kosova përballet me Greqinë në ndeshjen e fundit të sezonit

06.10.2026

Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Athinës për t’u përballur me Greqinë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Rugby Europe XV…

Read More
Kampionati Shtetëror 2026 nis më 25 tetor

Kampionati Shtetëror 2026 nis më 25 tetor

06.10.2026

Kampionati Shtetëror i Meshkujve do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Bears, Dardanians, Bobcats, Eagles dhe Mitrix. Raundi i parë do të luhet më 25…

Read More

Our Sponsors

Institutional Partners