AlbaniaSQUnited KingdomENSerbiaSR

Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve, është publikuar renditja përfundimtare e Rugby Europe Sevens Men Conference 2 – Prishtina 2025. Renditja pasqyron rezultatet dhe paraqitjet e shtatë ekipeve pjesëmarrëse gjatë dy ditëve të garës në Stadiumin e Hajvalisë.

Pas përfundimit të ndeshjeve të ditës së parë të Rugby Europe Sevens Men Conference 2, është publikuar renditja zyrtare e ekipeve pjesëmarrëse. Gara vazhdon me ndeshjet e ditës së dytë, të cilat fillojnë në orën 10:00 në Stadiumin e Hajvalisë në Prishtinë.

Kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse janë gati t’i udhëheqin skuadrat e tyre me vendosmëri, përgjegjësi dhe shembull në fushë. Ata do të jenë në qendër të aksionit gjatë Rugby Europe Sevens Men Conference 2, më 21 dhe 22 qershor 2025 në Stadiumin e Hajvalisë në Prishtinë.

Ekipi i Kosovës është gati të përfaqësojë vendin në Rugby Europe Sevens Men Conference 2, që do të zhvillohet më 21 dhe 22 qershor 2025 në Stadiumin e Hajvalisë në Prishtinë. Me përkushtim, zemër dhe krenari, lojtarët tanë do të zbresin në fushë për të dhënë më të mirën për Kosovën.

Është publikuar orari i përditësuar i ndeshjeve të Rugby Europe Sevens Men Conference 2, që do të zhvillohet më 21 dhe 22 qershor 2025 në Stadiumin e Hajvalisë në Prishtinë. Shikuesit mund të informohen për kohën e secilës ndeshje dhe të planifikojnë pjesëmarrjen e tyre gjatë dy ditëve të turneut.

Kosova, Estonia, San Marino, Sllovenia, Mali i Zi, Sllovakia dhe Bosnja e Hercegovina do të garojnë në Rugby Europe Sevens Men Conference 2. Turneu do të zhvillohet më 21 dhe 22 qershor 2025 në Stadiumin e Hajvalisë në Prishtinë, duke sjellë dy ditë me ndeshje dinamike, rivalitet sportiv dhe energji të jashtëzakonshme.

Turneu i Ragbit T1 për kategoritë U12 dhe U14, edicioni Pranverë 2025, u përmbyll me ndeshje emocionuese dhe paraqitje të shkëlqyera nga ekipet pjesëmarrëse. Mitrix nga Mitrovica fitoi trofeun në kategorinë U12, ndërsa Bear Cubs nga Prishtina u shpallën kampionë në kategorinë U14. Federata e Ragbit e Kosovës uron të gjitha ekipet për angazhimin, lojën dhe përparimin e treguar gjatë turneut. Entuziazmi i lojtarëve të rinj dëshmon rritjen e ragbit në Kosovë dhe premton një të ardhme të ndritur për këtë sport.

Naši sponzori

Institucionalni partneri