RTK 1 i kushtoi një reportazh të veçantë Rugby Europe Sevens Conference 2, duke prezantuar përgatitjet për turneun ndërkombëtar që do të zhvillohet më 13 dhe 14 qershor në Istog. Në reportazh u theksua pjesëmarrja e tetë kombëtareve dhe rëndësia e kësaj ngjarjeje për promovimin dhe zhvillimin e ragbit në Kosovë.
12 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës
Kapitenët e tetë kombëtareve pjesëmarrëse janë gati t’i udhëheqin ekipet e tyre në Rugby Europe Sevens Conference 2. Ata përfaqësojnë lidershipin, përgjegjësinë dhe shpirtin sportiv që do ta karakterizojë turneun dyditor në Istog. Rivalë në fushë, të bashkuar nga respekti dhe pasioni për ragbin.
12 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës




Është publikuar orari zyrtar i ndeshjeve të Rugby Europe Sevens Conference 2, që do të zhvillohet më 13 dhe 14 qershor 2026 në Stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Tifozët mund të njihen me programin e plotë të përballjeve dhe të përgatiten për dy ditë me Ragbi 7 ndërkombëtar.
11 qershor, 2026
Federata e Ragbit e Kosovës


Kombëtarja e Kosovës në Ragbi 7 është gati për Rugby Europe Sevens Conference 2, që do të zhvillohet më 13 dhe 14 qershor 2026 në Stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Lojtarët tanë do të zbresin në fushë me përkushtim, zemër dhe krenari, të gatshëm për ta përfaqësuar Kosovën para publikut vendas.
12 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Mbi 100 fëmijë të kategorive U12 dhe U14 u mblodhën në Lipjan për kampionatin shkollor T1 Tag Ragbi. Në aktivitet morën pjesë gjashtë shkolla nga Prishtina, Lipjani, Mitrovica dhe Fushë Kosova, duke treguar frymë ekipore, përkushtim dhe dashuri për ragbin. Shkolla nga Mitrovica triumfoi në të dyja kategoritë, U12 dhe U14. Federata përgëzon nxënësit, mësimdhënësit, shkollat pjesëmarrëse dhe organizatorët për kontributin e tyre në zhvillimin e ragbit shkollor.
8 qershor, 2026
Federata e Ragbit e Kosovës
























KRF President’s XV shënoi fitore 35–25 ndaj Les Grognards de Waterloo nga Belgjika, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të zhvilluar në Stadiumin e Lipjanit. Ekipi ynë tregoi përkushtim, disiplinë dhe shpirt të fortë gare deri në përfundim të takimit. Falënderojmë skuadrën belge për ndeshjen dhe miqësinë sportive, si dhe të gjithë tifozët që ishin të pranishëm për ta mbështetur ekipin tonë.
6 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës






Në kuadër të bashkëpunimit mes Federatës së Ragbit të Kosovës dhe Waterloo Rugby, në Lipjan u organizua një International Rugby Master Class me pjesëmarrjen e lojtarëve Hugo dhe Michael nga Sandown & Shanklin RFC në Angli. Aktiviteti bashkoi përfaqësues nga Kosova, Belgjika dhe Anglia për shkëmbimin e njohurive, metodave të trajnimit dhe përvojave sportive. Pjesëmarrësit ndërkombëtarë punuan me trajnerët vendorë dhe u angazhuan në një turne shkollor të Touch Ragbit, ku u mësuan fëmijëve bazat e pasimit dhe të lojës. Aktiviteti ndihmoi në zhvillimin e të rinjve, përgatitjen e trajnerëve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes ragbit.
6 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Përfaqësuesit e Kombëtares së Kosovës në ragbi, Auron Syla, Asdren Çelaj dhe Elton Rexhepi, vizituan SHFMU “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Gjatë takimit, nxënësit u njohën me rregullat bazë të ragbit dhe dëgjuan nga afër përvojat dhe rrugëtimin sportiv të lojtarëve tanë. Kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve për promovimin e ragbit në shkolla dhe përfshirjen e brezave të rinj në sport. Falënderojmë shkollën dhe arsimtaren e Edukatës Fizike, Besa Bahtiri Shala, për mikpritjen dhe bashkëpunimin.
4 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës





Bosnja dhe Hercegovina, Estonia, Greqia, Gjibraltari, Kosova, Mali i Zi, Sllovakia dhe San Marino janë tetë kombëtaret e konfirmuara për Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosova 2026. Turneu do të zhvillohet më 13 dhe 14 qershor në Istog, duke sjellë dy ditë me Ragbi 7, konkurrencë sportive dhe miqësi mes kombeve. Për të dytin vit radhazi, Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare.
2 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Rugby Europe Sevens Conference 2 do të zhvillohet më 13 dhe 14 qershor 2026 në Stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Kombëtaret pjesëmarrëse do të garojnë gjatë dy ditëve me ndeshje të shpejta, aksion të pandërprerë dhe atmosferë të veçantë sportive. Federata fton të gjithë tifozët dhe dashamirët e sportit të jenë pjesë e turneut dhe ta mbështesin Kosovën në shtëpi. Hyrja për publikun është falas.
9 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës
