AlbaniaSQUnited KingdomENSerbiaSR

Elton Rexhepi ishte i ftuar në SportCast për të rrëfyer fillimet e ragbit në Kosovë dhe rrugëtimin e këtij sporti ndër vite. Gjatë bisedës, ai foli për përvojat personale, sfidat e para, zhvillimin e komunitetit dhe punën që po bëhet për t’i dhënë ragbit një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në sportin kosovar.

22 qershor, 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Më 21 dhe 22 qershor 2025, Stadiumi në Hajvali do të mirëpresë dy ditë plot energji, forcë dhe emocione, ku ekipet më të mira do të përballen në fushë. Federata e Ragbit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e sportit të bashkohen me miqtë dhe familjarët për të përjetuar nga afër një atmosferë të paharrueshme ragbi.

Sllovakia fitoi titullin e Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosova 2026, pas dy ditësh me gara intensive dhe paraqitje mbresëlënëse në Istog. Turneu solli ragbi cilësor, emocione dhe frymë të fortë sportive mes tetë kombëtareve pjesëmarrëse. Federata e Ragbit e Kosovës e uron Sllovakinë për suksesin e arritur.

14 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Matthew Cingel u shpall lojtari më i mirë i Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosova 2026. Paraqitjet e tij të shkëlqyera, vazhdimësia dhe ndikimi gjatë gjithë garës e bënë atë fitues të merituar të këtij çmimi. Urime për këtë arritje të veçantë!

14 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Ndeshjet vendimtare të Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosova 2026 do të fillojnë të nesërmen nga ora 11:00. Gjibraltari, Estonia, Sllovakia dhe San Marino do të garojnë në gjysmëfinale për trofeun, ndërsa Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të luftojnë për pozitat nga e pesta deri tek e teta. Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj nga ora 11:22.

13 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Ndeshjet e ditës së parë në Grupin B të Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosova 2026 përfunduan me Sllovakinë në krye të tabelës me pikë të plota, ndërsa Estonia u rendit në vendin e dytë. Kosova vazhdon garën në ditën e dytë, ku do të luftojë për pozicionin e saj në renditjen përfundimtare.

13 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Përfunduan ndeshjet e ditës së parë në Grupin A të Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosova 2026. Gjibraltari e mbylli ditën në krye të tabelës me tri fitore në tri ndeshje, ndërsa San Marino u rendit në vendin e dytë. Gara vazhdon të nesërmen me përballjet që do të përcaktojnë renditjen përfundimtare.

13 qershor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Ragbit të Kosovës, Evzi Hani, ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka organizimi i turneut “Rugby Europe Sevens Conference 2” për vendin, duke e cilësuar atë si një moment kyç në aspektin e diplomacisë sportive.

Sipas Hanit, ky turne e vendos Kosovën në arenën ndërkombëtare si vend organizator, ku shtete të ndryshme marrin pjesë dhe kanë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet organizative dhe njerëzit që kontribuojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ai ka nënvizuar se një organizim i tillë reflekton ambicien e Kosovës për të avancuar në sportin e ragbit dhe për të krijuar mundësi për të rinjtë që e ndjekin këtë sport.“Po, për Kosovën është vërtet e jashtëzakonshme rëndësia e këtij turneu në aspektin e diplomacisë sportive, e vendosim Kosovën si vend organizatore në arenën ndërkombëtare ku shtete të ndryshme marrin pjesë dhe shohin vendin tonë se çfarë është në gjendje me organizu dhe çfarë njerëzish ka këtu në Kosovë, dhe në aspektin e zhvillimit të sportit tregon ambicien ku ne dëshirojmë të arrijmë për të gjithë të rinjtë të cilët e ndjekin sportin e ragbit”, ka thënë Hani.

Tutje, Hani bëri të ditur se ekipet pjesëmarrëse janë shprehur të kënaqura me organizimin dhe mikpritjen në Kosovë, duke theksuar se Federata ka pranuar edhe letra zyrtare vlerësimi nga to. Në aspektin sportiv, ai shtoi se kundërshtarët janë të vetëdijshëm se po përballen me një ekip që ka vetëm katër vite që luan ragbi, por pavarësisht kësaj, nuk e nënçmojnë Kosovën në fushën e lojës.

“Kundërshtarët në aspektin organizativ janë të kënaqur, në aspektin e mikpritjes kemi marrë dhe letra zyrtare prej tyre, ndërkaq në aspekt të lojës të cilën e bëjnë ata e kuptojnë se përballen me një ekip i cili ka filluar të luajë këtë sport prej katër vite më parë, tash është viti i katërt dhe nuk e nënçmojnë Kosovën në lojat e tyre”, tha ai.Ky turne ndërkombëtar i ragbit, i cili po mbahet sot më 13 dhe nesër më 14 qershor 2026, ka mbledhur disa shtete që garojnë për ngritje në nivel më të lartë të garës.

CC* KosovaPress

Our Sponsors

Institutional Partners