AlbaniaSQUnited KingdomENSerbiaSR

Ndeshja e fundit e Kampionatit Shtetëror të Ragbit 7s u zhvillua ndërmjet Bears dhe Eagles. Bears realizoi një paraqitje të fortë dhe siguroi fitoren me rezultat 20–0. Me këtë rezultat, Bears e përfundoi kampionatin në vendin e dytë të renditjes përfundimtare.

15 nëntor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës.

Java e dytë e Kampionatit Shtetëror të Ragbit 7s nisi me ndeshjen ndërmjet Dardanians dhe Eagles. Pas një përballjeje konkurruese, Dardanians siguroi fitoren me rezultat 20–10, duke regjistruar pikët e para të plota në kampionat.

14 nëntor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës.

Bears regjistroi fitoren e parë në Kampionatin Shtetëror të Ragbit 7s, duke mposhtur Dardanians me rezultat 30–15. Bears tregoi një paraqitje të mirë dhe arriti ta kontrollonte rezultatin, ndërsa Dardanians luftoi deri në përfundimin e ndeshjes.

8 nëntor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës.

Dita e dytë e Kampionatit Shtetëror të Ragbit 7s nisi me përballjen mes Mitrix dhe Eagles. Të dyja ekipet treguan angazhim dhe shpirt garues, ndërsa Mitrix siguroi fitoren me rezultat 30–20. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Mitrix.

8 nëntor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës.

Në ndeshjen e dytë të ditës në Kampionatin Shtetëror të Ragbit 7s, Mitrix u përball me Bears. Pas një ndeshjeje me ritëm dhe shumë aksion, Mitrix triumfoi me rezultat 40–20, duke regjistruar fitoren e dytë në kampionat.

7 nëntor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës.

Kampionati Shtetëror i Ragbit 7s për Meshkuj 2026 nisi me përballjen ndërmjet Mitrix dhe Dardanians. Ndeshja ishte e ngushtë dhe konkurruese deri në fund, ndërsa Mitrix arriti ta siguronte fitoren me rezultat 20–15, duke e nisur kampionatin në mënyrën më të mirë.

7 nëntor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës.

Federata e Ragbit e Kosovës mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), e cila kishte në fokus mbrojtjen e sportistëve dhe promovimin e gjithëpërfshirjes në sport.

Krijimi i një mjedisi sportiv të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa diskriminim është thelbësor për mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë sportistëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve.

Federata e Ragbit e Kosovës mbetet e përkushtuar për të promovuar një sport të sigurt, të hapur dhe të qasshëm për të gjithë.

4 nëntor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Federata e Ragbit e Kosovës është një nga federatat partnere në projektin e Komitetit Olimpik të Kosovës, të mbështetur me grant në vlerë rreth 497 mijë euro nga Regional Challenge Fund (RCF).

Projekti, i zhvilluar në partneritet me federatat e ragbit, volejbollit, karatesë dhe hendbollit, synon pajisjen e një laboratori modern për testimin, analizimin dhe përmirësimin e performancës së sportistëve.

Në ceremoninë e katërt të ndarjes së granteve për Kosovën, të mbajtur në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë, çmimin në emër të KOK-ut e pranoi Fitim Arifi, drejtor i Akademisë Olimpike të Kosovës dhe udhëheqës i projektit. Federata e Ragbit e Kosovës u përfaqësua nga Marc Barret dhe Evzi Hani.

Laboratori do të mbështesë gjithashtu edukimin e kuadrove në kuadër të programit “Trajner Sportiv”, duke lidhur njohuritë teorike me punën praktike dhe metodat bashkëkohore të vlerësimit të performancës.

Federata e Ragbit e Kosovës e mirëpret këtë investim të rëndësishëm, i cili do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shkencore në sportin kosovar, si dhe në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e trajnerëve dhe sportistëve.

26 tetor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Athinës për t’u përballur me Greqinë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Rugby Europe XV Men’s Conference 2026–2027. Ndeshja do të zhvillohet më 10 tetor, nga ora 12:30 sipas kohës lokale në Athinë, përkatësisht 11:30 në Kosovë. Kombëtarja synon ta mbyllë sezonin me një paraqitje të fortë përballë Greqisë.

6 tetor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Naši sponzori

Institucionalni partneri