AlbaniaSQUnited KingdomENSerbiaSR

Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Athinës për t’u përballur me Greqinë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Rugby Europe XV Men’s Conference 2026–2027. Ndeshja do të zhvillohet më 10 tetor, nga ora 12:30 sipas kohës lokale në Athinë, përkatësisht 11:30 në Kosovë. Kombëtarja synon ta mbyllë sezonin me një paraqitje të fortë përballë Greqisë.

6 tetor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Kampionati Shtetëror i Meshkujve do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Bears, Dardanians, Bobcats, Eagles dhe Mitrix. Raundi i parë do të luhet më 25 tetor, raundi i dytë më 1 nëntor, ndërsa finalet më 22 nëntor. Qëllimi kryesor është t’u ofrohet lojtarëve mundësia për të zhvilluar sa më shumë ndeshje. Formati i secilës ndeshje, Contact ose T1, si dhe numri i lojtarëve, do të përcaktohen në ditët në vijim, duke marrë parasysh moshën dhe përbërjen e ekipeve. Lokacionet e ndeshjeve do të konfirmohen më vonë. Përvoja e këtij edicioni do të shërbejë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të kampionatit, ndërsa për shkollat dhe kategoritë U12 e U14 do të përgatitet një orar i veçantë.

6 tetor 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Shikoni momentet kryesore nga përballja mes Kosovës dhe Malit të Zi në Stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Galeria sjell aksionin në fushë, përkushtimin e lojtarëve dhe atmosferën e krijuar nga tifozët gjatë kësaj ndeshjeje të fortë të Rugby Europe Men’s Conference 2026–2027.

27 shtator 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 27–38 ndaj Malit të Zi, pas një përballjeje të fortë dhe me shumë emocione. Kosova ishte në epërsi deri në dhjetë minutat e fundit, kur skuadra malazeze arriti ta përmbyste rezultatin dhe ta siguronte fitoren. Përgëzojmë Malin e Zi dhe vlerësojmë përpjekjen, luftën dhe angazhimin e lojtarëve tanë. Fokusi tani kalon te ndeshja e fundit e sezonit, kundër Greqisë më 10 tetor në Athinë.

27 shtator 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Është prezantuar skuadra që do ta përfaqësojë Kosovën në ndeshjen kundër Malit të Zi, në kuadër të Rugby Europe Men’s Conference 2026–2027. Përballja do të zhvillohet më 26 shtator, nga ora 14:00, në Stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Ftojmë të gjithë tifozët të vijnë në stadium dhe ta mbështesin ekipin tonë.

22 shtator 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Kosova do të garojë në grup me Malin e Zi dhe Greqinë në Rugby Europe XV Men’s Conference 2026–2027. Sezoni nis në shtëpi me ndeshjen kundër Malit të Zi, e cila do të zhvillohet më 26 shtator, nga ora 14:00, në Stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Federata fton të gjithë tifozët të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin Kombëtaren e Kosovës.

19 shtator 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Federata e Ragbit e Kosovës do të udhëheqë projektin Coach4Inclusion, të mbështetur nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian. Projekti synon të forcojë rolin e sportit dhe të trajnerëve në promovimin e gjithëpërfshirjes dhe në krijimin e një mjedisi sportiv më të barabartë dhe më të qasshëm për të gjithë. Përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira evropiane, kjo nismë do të kontribuojë në forcimin e komunitetit të ragbit dhe krijimin e mundësive të barabarta përmes sportit.

19 shtator 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Dita e dytë e kursit zyrtar T1 Rugby Coaching të World Rugby u përqendrua në zbatimin praktik të njohurive dhe aftësive të fituara gjatë trajnimit. Mësimdhënësit zhvilluan aktivitete T1 Rugby në një mjedis real stërvitor, duke zbatuar parimet e punës me fëmijët dhe krijimit të seancave të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe argëtuese. Kjo përvojë forcon aftësitë e tyre për ta prezantuar ragbin me besim në shkolla dhe mbështet zgjerimin e Programit të Ragbit në Shkolla në mbarë Kosovën.

30 gusht 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit dhe Programit të Ragbit në Shkolla, trajnerë dhe mësimdhënës morën pjesë në kursin zyrtar të World Rugby, “Coaching Children and T1 Rugby Coaching Award”, në Lipjan. Programi u ofroi pjesëmarrësve njohuri dhe mjete praktike për t’ua prezantuar ragbin fëmijëve në mënyrë të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe argëtuese. Trajnimi do të ndihmojë në zgjerimin e ragbit në shkolla dhe në forcimin e lidhjeve mes nxënësve, shkollave dhe klubeve vendore.

29 gusht 2026
Federata e Ragbit e Kosovës

Our Sponsors

Institutional Partners