Turneu i Ragbit T1 për kategoritë U12 dhe U14, edicioni Pranverë 2025, u përmbyll me ndeshje emocionuese dhe paraqitje të shkëlqyera nga ekipet pjesëmarrëse. Mitrix nga Mitrovica fitoi trofeun në kategorinë U12, ndërsa Bear Cubs nga Prishtina u shpallën kampionë në kategorinë U14. Federata e Ragbit e Kosovës uron të gjitha ekipet për angazhimin, lojën dhe përparimin e treguar gjatë turneut. Entuziazmi i lojtarëve të rinj dëshmon rritjen e ragbit në Kosovë dhe premton një të ardhme të ndritur për këtë sport.








